"Jemi ndarë që në '44 komunistë e ballistë", Alimadhi përjashtohet nga Kuvendi
Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga seanca e sotme plenare nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Fillimisht i ndërpreu fjalën por mosbindja e tij bëri që Ruçi ta përjashtojë.

“Jemi ndarë që në ’44 komunist e ballist. Ulu. Nuk ke procedurë. Lexo nenin e procedurës. Ke bllokuar foltoren. Ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Ulu fatkeq. Po të jap vërejtje. Do të përjashtoj nga seanca. Je i përjashtuar nga seanca”, tha Ruci.

Kryetari i Kuvendit i dha urdhër punonjësve të sigurisë që ta nxjerrin jashtë në rast se nuk largohet vetë.
Shtuar më 24/09/2020, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori