"Je mbreti i Shqipërisë", simpatizantja e Tahirit vjen nga Italia për ta puthur (FOTO LAJM)
Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me hetimet e shtetit italian që janë bërë për të, duke e nxjerrë të pastër.
Por ashtu siç ka ndodhur dhe në herët e tjera të shfaqjes në publik, Tahiri është rrethuar nga simpatizantët.
Kësaj radhe ka qenë një grua në moshë që i ka
puthur dorën
Tahirit, duke e quajtur madje mbret.
“Je
mbreti i Shqipërisë. Kam ardhur nga
Italia për të të takuar ty”, i tha gruaja ish-ministrit duke e
puthur e përqafuar.
Por nuk ka qenë e vetme, pasi edhe disa gra të tjera kanë qënë aty për ta mbështetur. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2018,
ora 11:53