Je fitues i llotarisë, Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Ambasada amerikane ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilëve u skadon viza brenda këtij viti, do të mund të përfitojnë nga rinovimi me postë.

Kjo është e vlefshme vetëm në rastet kur këta shtetas nuk janë dëbuar nga SHBA-të apo nuk kanë të dhëna kriminale.

“Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.

Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! #PyetAnnën”, thekson ambasada amerikanë në Tiran
Shtuar më 13/06/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori