Je e eksituar! Gjinushi zbythet pasi ofendoi gazetaren (VIDEO)
Kreu i ri i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i ftuar në studion e emisionit '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga foli për projektin e tij për të ringritur këtë institucion, debatin e fundit nga politika për zgjedhjen e tij, akuzat nga Artan Fuga, takimin me kryeministrin Rama, por edhe bashkëpunimi me Kosovën.

Gjinushi foli edhe për incidentin me gazetaren në përfundim të procesit ku u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Gazetarja e pyeti se kur i lindi ambicia për t'u bërë kryetar, ndërsa ai u përgjigj me ironi 'Bashkë me lindjen tënde'.

Debati rrodhi më pas, ndërsa Gjinushi iu drejtua duke i thënë 'qënke shumë e eksituar, shko mjekohu'. I pyetur për këtë reagim, sot Gjinushi tha se ishte ndjerë i provokuar nga pyetja, ndërsa kërkoi falje.

Pjesë nga intervista e Skënder Gjinushit në Report Tv
Si ndiheni se u zgjodhët kryetar pa rival përballë?
Nuk mund të mbarten problemet e politikës në Akademinë e Shkencave. Akademia nuk ka fuqi mbi institutet kërkimore. Akademia ka detyrimin që të bëjë më shumë presion ndaj qeverisë, se kërkimi bëhet me para dhe bazë laboratorike.

Rama ka qenë i linjës së një reformimi sa më të thellë. Bëhet një rithemelim i institucionit. Akademia do të jetë qendër e debatit shkencor. Përveç kësaj hapet ndaj rajonit, duke mundësuar që akademia zgjedhore cdo dy vjet të bëjë një konferencë të gjerë ku shqyrton ku ka ecur albanologjia, na duhet të bashkojmë edhe forcat se jemi komb i vogël.

A duhet të shprehet Akademia e Shkencave për bashkimin me Shqipërisë dhe Kosovës?
Akademia ka një studim të akademisë për të përcaktuar edhe cfarë duhet të bënte Shqipëria për Kosovën. De Facto të sillesh si të koordinojmë forcat që kërkimi në fushën e Albanologjisë dhe fusha të tjera t'i bëjmë bashkë. Modeli që kam zgjedhur është më afër austriakut dhe Izraelit.

A ka vend për shkencë në Shqipëri?
Po, se edhe vendi i vogël nxjerr gjeni. Duhet pranuar që shkenca jonë nuk do të ndikojë në atë botërore, por të ndjekim ritmin. Duhet të jemi në avangart në albanologji.

Keni filluar punën apo prisni dekretin e Presidentit?
Pres dekretin. Quhem i zgjedhur por jo i emëruar.

E keni merak që Meta nuk do ta dekretojë?
Absolutisht, me Metën kemi raporte krejt normale, të mira dhe institucionale dhe pavarësisht nga dallgët e politikës.

Fuga i kërkoi Metës që të mos iu dekretojë...
Nëse gjeni ndonjë titullar apo qeveri që ka kërkuar Fuga që të mos shkarkohet....Në takimin e parë me Ramën para tre vitesh shkova për zgjidhje ligjore dhe që atëherë jam ftuar për të kandiduar por nuk shkova, por kur pashë klimën dhe mbështetjen atëherë rrjedhja më çoi.

Kur e morët vendimin?
Po të kishte filluar ky politizim para nuk e di se cfarë do të kishte ndodhur. Gjithcka ndodhi kur dikush tha se ky ishte pazar, se iu prish ajo që kishte menduar.

Ju keni takuar kryeministrin një ditë më pas zgjedhjes, për cfarë ishte dhe cili ishte qëndrimi i Ramës?
Me Ramën i kam shprehur këtë pikëpamje. Të tjerët i kanë bërë presion për të mos zbatuar ligjin. PD-ja gaboi, a e dinë si u zhvilluan zgjedhjet. Gjithë biseda me Ramën ishte se kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe më ka mbështetur. Vetëm çudia dhe konstatimi ishte se njëherë erdhën të 43 anëtarët dhe vetëm një, pse nuk doli një i dytë ta bojkotonte. Votuan që të gjithë, votoi Ismail Kadare pas kaq vitesh, që legjitimoi këtë proces. Nuk ka individë që të kushtëzohet se i tha partia.

Çfarë kërkuat nga Rama?
Duhet një mirëkuptim dhe mbështetje nga qeveria. Në këtë bisedë pozitive ishte si u mbyll ky proces dhe si do të vijohet, pasi është edhe projektligji për shkencën dhe akademia duhet të ketë disa detyra konkrete.

Cili është roli për plagjiaturat?
Ne kemi luajtur një rol, e kemi kthyer në projektligj etikën. Ca duke u trembur nga ky ligj thanë se është plagjiaturë, pasi kopjimi i ligjit nuk është plagjiaturë. Në ofrojmë se institucioni që do të kontrollojë të jetë pranë akademisë. Biseda me Ramën ishte 90% për akademinë.

Cfarë do i këshillonit politikës për të dalë nga kriza?
Në politikë janë dy palë dhe një palë të tretë që është populli dhe kur vjen puna të zgjedhjet duhet parë jo kush fiton dhe kush ka të drejtë por si respektohet e drejta e popullit për votën. Demokracia fillon dhe ndahet te vota.

Incidenti me gazetaren?
Më vjen keq që ndodhi. Nuk e njoh gazetaren, nuk e kam fare parasysh. Revolta ime ka të bëjë me reaksionin e gazetares, nuk e kuptova pse pyetjet bëheshin me inat dhe në formë provokative dhe për një gjë personale. Kur të ka lind ambicia? Isha i provokuar, por folja që përdora nuk është në atë kuptim që është marrë. Meqenëse se perceptimi nuk gjykohet, ajo është shumë e gabuar në atë kuptim dhe nuk do ta përdorja kurrë.

Reagimi im është zonjë po e tepron, shko kontrollohu. Deri këtu isha legjitim, pastaj termi që përdora është transmetuar ndryshe. Të gjithë ata që e kanë gjykuar ashtu kanë të drejtë ta gjykojnë. Është thënë me inat, por jo në atë kuptim. Kushdo që e ka kuptuar ashtu i kërkoj falje. Kërkoj ndjesë për ata që fjalën e kanë marrë ashtu, por fjalët kanë kontekst.

Nëse do ta thoja ashtu do të kërkoja 70 herë falje dhe do të ishte skandaloze. Unë kam 27 vite në politikë dhe jemi provokuar në format më të ndryshme. Në situata të vështira politike, i kuptoj gazetarët që provokojnë. Aq më tepër tani në cilësinë...Kushdo që e ka perceptuar ndryshe dhe nëse zonja e ka kuptuar që e kam thënë në atë kontekst ajo është e papranueshme.
Shtuar më 28/05/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori