“Je bërë për të ardh keq”,deputeti i LSI i sulet keq Erion Braçes
Pëlqej
Deputeti i LSI-se, Perparim Spahiu me anë të një postimi në Facebook ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të socialistit Erjon Braçe.

"Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve…

Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd"- shkruan Spahiu në Facebook.

Postimi i Spahiut

Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve…

Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd.

Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vëndase….(bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave)

Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!

Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di cpo bën tani….

JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT. /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2017, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori