JCR Eurasia rrit noten e kredise per Calik Holding
Calik Holding
Sipas një deklarate të lëshuar nga Çalik Holding, JCR Eurasia i ka rritur kësaj kompanie notën e kredisë për monedhën e huaj ndërkombëtare për periudhën afatgjate dhe për monedhën vendase ndërkombëtare për periudhën afatgjate nga B në BB-, ndërsa gjendjen e përgjithshme e ka paraqitur si "pozitive".

Në raportin e JCR Eurasia shkruan se Çalik Holding ka mbi 20 mijë të punësuar në 12 vende të ndryshme të botës dhe operon në sektore të ndryshëm si tekstil, financë, ndërtim, energjitikë, telekomunikacion dhe media, duke nënvizuar se me partnerët e besuar ndërkombëtar dhe projektet dhe investimet strategjike, Çalik Holding tashmë është kthyer në një aktor të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në raport, gjithashtu theksohet edhe fakti që në planin afatgjatë, me përfundimin e investimeve në energjitikë dhe në sektorët tjerë strategjik, Çalik Holding do të rrisë aftësinë për të krijuar likuiditete si dhe do të fitojë një strukturë më pozitive të bilancit.

Siç dihet, Çalik Holding nëpërmjet 3 kompanive të kësaj korporate që operojnë në Shqipëri, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile aktualisht është ndër kompanitë më të mëdhaja që kanë investuar në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2010, ora 02:42
Tage: calik
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori