Berisha thumbon Metën: Na bënte sikur ishte opozitë kur sa kishte dalë nga qeveria

Në vijim të fjalës së tij në Fier, Berisha ka sulmuar Bashën për rezultatin katastrofik të vitit 2017.

Berisha tha se Basha nuk bënte opozitë dhe rolin e opozitës e mori Ilir Meta dhe LSI që kishin qenë në qeveri bashkë me Edi Ramën.

Sipas Berishës, Lulzim Basha u’a ka ulur kokën demokratëve me 4 palë zgjedhje të humbura dhe duhej të dorëhiqej një orë e më parë.

Indirekt doktori duke sulmuar Bashën, preku edhe Ilir Metën e LSI-në kur tha se kanë bashkëpunuar me Ramën në mandatin e parë dhe bënin si opozitarë./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 18:56