Javen e ardhshme, hetime ndaj Nevzat Halilit
Pëlqej
Albeu.com
Prokurori publik në Tetovë Lupço Simonovski të martën ka bërë të ditur se ndaj Nevzat Halilit do të ngrihet procedurë hetuese. Ai ka thënë se punohet në mbledhjen e informacioneve dhe se pohimet e tij kanë bazë antikushtetuese.
Javën e kaluar një gjë të tillë e paralajmëroi edhe ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e cila tha se Prokuroria do të merret me Halilin dhe personat të cilët e kanë iniciuar idenë e Iliridës. Halili duke iu kundërpërgjigjur Jankullovskës tha se pas tij qëndron populli shqiptar duke thënë se nuk është për ndarje të Maqedonisë por për riadministrim. “Unë nuk kërkoj ndarje të Maqedonisë por riadministrim të Maqedonisë. Ku ishte Jankullovska dhe të tjerët si ajo kur publikisht Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë bashkë me ish kryeministrin Lupço Georgievski propozuan ndarje të Maqedonisë”, tha në një prononcim për “Lajm”, Nevzat Halili, duke u përgjigjur ndaj deklaratës së Jankullovskës se Prokuroria do të nisë procedurë hetuese.
Ai madje për “Lajm” paralajmëroi se si kryetari i Republikës së Iliridës së shpejti do të organizojë referendum. “Shumë shpejtë do të kërkojmë të organizojmë referendum të ri për Iliridën”, tha Halili më 17 nëntor të këtij vitit, duke shtuar se për këtë ka mbështetjen e popullit shqiptar. Ndryshe, Ilirida u aktualizua sërish kur para dy javësh Nevzat Halili formoi Kuvendin e Republikës së Iliridës. Gjatë këtij akti Halili bashkë me delegatët nënshkruan edhe dokumentimin e themelimit të Kuvendit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i statusit të shqiptarëve në Unionin e ri që do të quhej, Maqedoni-Iliridë. (nga Bekim Buci, lajm)
Shtuar më 26/11/2008, ora 18:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori