Javën e ardhshme Ahtisari fillon misionin fakt-mbledhës
Albeu.com
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Kosovën Marti Ahtisari, në fillim të javës së ardhshme fillon aktivitetet diplomatike, për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Gjatë fundjavës ai do të qëndrojë në Vjenë dhe pastaj do të fillojë misionin fakt-mbledhës në Prishtinë, Beograd, Shkup dhe Tiranë."Qëllim i këtij udhëtimi është dëgjimi i palëve dhe mbledhja e përshtypjeve" ka thënë Ahtisari.

Ndërsa, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka thënë se gjëja më e vështirë për Ahtisarin mund të jetë ndërtimi i besimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Shtuar më 18/11/2005, ora 15:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori