Vajza filmohet duke vjedhur para, gabimi që bëri kur u largua (VIDEO)

Në puntatën e sotme të emisionit “Stop”, janë transmetuar disa nga videot e rubrikës “hitparade i absurdit shqiptar”.

Në videon e parë, një vajzë është filmuar nga kamera e sigurisë duke vjedhur para në arkën e një dyqani. Por, pasi u largua, vajza harroi të mbyllte sirtarin, duke bërë që shitësja të dyshonte.

Në videon e dytë, disa qytetarë janë filmuar duke hedhur plehrat në rrugë

Një tjetër video është ajo e dërguar nga një qytetar, i cili ka filmuar një kacafytje të rrallë mes një qeni dhe një gjeli.

Janë këto disa nga episodet që shfaqen dhe komentohen në studion e emisionit “Stop”. /tvklan.al


Shtuar 24.02.2020 20:43