Aksident në Berat, në gjendje të rëndë një 32-vjeçar

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat.

Një 32-vjeçar që shpërndan piza në qytet ka rrëshqitur me motor dhe është përplasur me një makinë që udhëtonte përpara tij në rrugë.

Përplasja e motorrit me mjetin tip Volvo ka qënë e fuqishme dhe për pasojë, drejtuesi i motorit Erjon Gjeçi,32-vjeç, është goditur në asfaltin e rrugës, duke marrë plagë të rënda në kokë e trup.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer një operacion.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo, Geri Sulkaj, 24-vjeç.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e motorit./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 16:53