Jashtë rrezikut për jetën 21 vjeçarja e cila u vetëhelmua
Një vajzë ka tentuar dje ti japë fund jetës për shkaqe të paqarta, ndërsa policia tashmë bën me dije se pas ndëryrjes së bluzave të bardha, ajo është jashtë rrezikut për jetën.

21 vjeçarja me iniciale V.M., ka tentuar dje të vetëhelmohet. Ajo është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore nga familjarët në banesën e saj, në fshatin Arrëz të Mirditës.

Burime nga policia bëjnë me dije se ajo është transportuar me urgjencë për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Falë ndërhyrjes, 21 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori