Arteta nuk është i lumtur: Arsenal akoma larg asaj që dua

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta nuk është aspak i lumtur me paraqitjet e suadrës së tij.

Sot, ‘Gunners’ kanë luajtur baras me Burnley, në kuadër të Premierligës, duke regjistruar barazimin numër 13 këtë edicion.

Pas ndeshjes, disa fjalë ka thënë edhe trajneri Mikel Arteta, i cili ka bërë të ditur se skuadra e tij është larg asaj që ai kërkon.

“Duhet të përmirësohemi në kualitet. Ne jemi larg asaj që unë dua në aspektin e asaj që duhet të ndërtojmë më shumë aksione dhe të jemi më të paparashikueshëm në lojën tonë, por ky është një proces” ka thënë Arteta.

“Ne krijuam shanse të cilat pritem që të vendosin lojën. Nuk i shfrytëzuam” ka shtuar spanjolli.

“Isha shumë i kënaqur me 15-20 minutat e para: mënyra se si dilnim, mënyra se si kontrolluam lojën, shanset e krijuara. Dhe, ne ishim në krye të lojës. Mendoj se kishim shansin që të shënonim një ose dy gola në ato momente.”

“Pas 20-25 minutave filluam të jepnim pasime të dobëta, të shkaktojmë gjuajtje të lira, kornera dhe është vështirë të dalësh nga ato sekuenca” ka thënë ndër të tjerash Arteta.

Me barazimin kundër Burnley, Arsenal tashmë regjistron rekordin më të dobët në 107 vitet e fundit të skuadrës, në 25 ndeshjet e para.


Shtuar 2.02.2020 19:57