Janullatos uron besimtarët për Krishtlindjet
Kryepeshkopi Anastasi Janullatos
Kryepeshkopi Janullatos ka uruar gjate dites se sotme besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi që ai dha për besimtarët, ndërsa uroi që Viti Ri 2012 të jetë një vit i mbushur me durim e paqe.

“Perëndia u shfaq në mish. Kapërcimi i të pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe thirremi ta gëzojmë brenda realitetit të ashpër këtë përvjetor. Ne që vështrojmë me besim, birin dhe fjalën e Perëndisë të bërë njeri, e kemi se ai qëndron me ne dhe se shumë gjëra të pamundura nga ana njerëzore me fuqinë e Perëndisë bëhen të mundura. Vëllezër dhe motra të dashur, uroj që kjo binde të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, të na ngushëllojë e të na mbështesë në vitin që po vjen! Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur plot me durim dhe paqe!”, tha kryepeshkopi në mesazhin e tij të urimit. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2011, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori