Janullatos “Qytetar Nderi” i komunës Aliko
Pëlqej
Hirësia e tij, Kryepeshkopi Janullatos është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” që komuna Aliko i bëri Atij. Qytetarë të shumtë, banorë të zonës por edhe të ardhur nga Saranda e zona përreth morën pjesë në ceremoninë e organizuar në mjediset e kishës Shën Saranda, në qendër të Alikos. Në ceremoni merrte pjesë gjithashtu edhe ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas,kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i MEGA, Kristaq Kiço, konsulli grek në Gjirokastër, Nikollao Kotrokoi, kryetari i “Omonies” Vasil Bollano, zëvendsministri i bujqësisë, Jani Babi si dhe zëvendësministri i jashtëm, Alqi Puli.

"Shkëlqesia e Tij ka qenë gjithmonë i pranishëm në fshatin tonë. Kjo ditë sot është historike pasi përkon edhe me festën e Shën Marisë. Në vitet e para të demokracisë Hirësia e Tij, Janullatos na mësoi dy fjalë ‘Faleminderit’ dhe ‘Më fal’ dhe këto janë shumë për ne. Ne i falenderohemi Atij", tha kryetari i komunës Aliko, Kristo Kaishi.

Kurse vetë Kryepeshkopi u tha të pranishmëve: “Jam gjithmonë i pranishëm në gëzime, dhimbje por edhe në mërzitjen tuaj”, u është drejtuar kryepeshkoi Janullatos të pranishmëve. Kam qenë më shpejt i pranishëm këtu tek ju por tani, sot jam me ligj duke më nderuar si Qytetarin Tuaj. Kam ardhur para 23 viteve dhe krijuam Kishën Autoqqefale Shqiptare atëherë kur shumë të tjera nuk e dinin se çfarë ishte kisha ortodokse. Kemi ecur rrugë e pa rrugë edhe nëpër rrugë me gropa për të gjetur një kishë. Tre gjëra e zbukurojnë njeriun: vërtetësia, bukuria dhe dashuria. Ata që na luftuan ne u hapëm krahët dhe i futëm nën flatrat tona dhe sot ecim paralelisht. Gurë gurë kemi ndërtuar të djeshme, të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

Më pas ka përshëndetur pastaj edhe ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i MEGA, Kristaq Kiço, kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano.
Konsulli grek në Gjirokastër, Nikollao Kotrakoi, i ka bërë thirrje për bashkim mes minoritetit.
“Kur jemi bashkë realizojmë gjithë objektivat tona dhe kemi forca dhe jemi në gjendje të realizojmë objektivat tona. Duke qenë bashkë detyrojmë tjetrin të na respektojë më shumë. Nuk duhet të tolerojmë akoma edhe sot kur Shqipëria jep prova për në Europë. Unë sot këtu kuptova çdo të thotë minoritet etnik grek”.
Shtuar më 15/08/2014, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori