Janjiq: Duhet pranuar, nuk kemi sovranitet mbi Kosoven
Albeu.com
Zv/kryeministri serb, Ivica Daçiq, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se Qeveria e Serbisë duhet të sjellë vendime përkatëse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë, në pajtim me ...... qëndrimin e Komisionit Evropian – që thotë se në Kosovë nuk janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

Sidoqoftë, Daçiq ka thënë për mediat serbe se, territori i Kosovës që 10 vjet nuk ndodhet nën juridiksionin e organeve shtetërore të Serbisë, në fakt as nën juridiksionin e Ministrinë serbe të Punëve të Brendshme – kështu që, ai ka thënë se është e nevojshme të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me EULEX-in, në ç’drejtim, sipas tij, “po punohet”.

Ndërkaq, Dushan Janiq, koordinator i Forumit për Marrëdhëniet Etnike, ka vlerësuar se qysh në qershor – në raportin e Komisionit Evropian – është parë se liberalizimi i vizave në Serbi, nuk ka të bëjë fare me Kosovën, madje as me qytetarët që kanë pasaportat e reja serbe ndërsa jetojnë në Kosovë.

I pyetur ndërkaq, nëse nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit me EULEX-in do të ishte, në një mënyrë, njohje e pavarësisë së Kosovës, Janjiq ka thënë se, “de facto duhet pranuar se Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, dhe se një pushtet tjetër është prezent në atë territor”. (albeu/telegrafi)
Shtuar më 10/08/2009, ora 16:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori