Divorci varet nga grupi i gjakut dhe 18 fakte të tjera që s’i dije

Bright Side ka mbledhur fakte interesante shkencore rreth gjakut që ndoshta nuk i di ende.

Do të duheshin 1.120,000 mushkonja për të pirë gjithë gjakun e një të rrituri.

Një qenie njerëzore mund të jetojë pa puls. Në vitin 2012, mjekët instaluan një pajisje në trupin e 55-vjeçarit Craig Lewis që lejonte gjakun të qarkullonte në gjithë trupin e tij pa puls.

Divorci varet nga grupi i gjakut dhe 18 fakte të tjera që s`i dije

Stan Larkin jetoi 555 ditë pa zemër, duke pritur të bënte një transplant. Zemra e tij u zëvendësua me një pajisje që Stain e mbante në çantën e shpinës. Ai madje mund të luante basketboll gjatë atyre ditëve.

Sasia e gjakut që kalon nëpër trup në 25 ditë është afërsisht e barabartë me një pishinë mesatare.

Një person mund të humbasë 40% të gjakut dhe të mbetet gjallë. Sigurisht, është i nevojshëm një transfuzion në kohë i gjakut.

21% e të gjitha goditjeve në zemër ndodhin të hënën. Vendin e dytë e mban e premtja. Shkencëtarët supozojnë se arsyeja është një sasi më e lartë e hormoneve të stresit në fillim të një jave.

Rrahjet e zemrës sonë ndikojnë në gjendjen shpirtërore. Shkencëtarët studiuan këtë fenomen kur një njeri mori një zemër të re. Pas operacionit, mendja, ndjenjat dhe veprimet e tij ndryshuan në mënyra të pazakonta.

Për të zvogëluar rrezikun e një goditjeje në zemër, duhet të zgjoheni ngadalë në mëngjes dhe të zvogëloni intensitetin e stërvitjeve në mbrëmje.

Uji i arrës kokosit është në gjendje të zëvendësojë plazmën e gjakut falë përbërjeve të tyre të ngjashme.

Divorci varet nga grupi i gjakut dhe 18 fakte të tjera që s`i dije

Grupet e gjakut mund të jenë një arsye për divorc. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një lidhje midis llojeve të gjakut të bashkëshortëve dhe përqindjes së shkurorëzimeve. Kështu, në çiftet më të forta, të dy njerëzit kanë grup gjaku 0. Çiftet që vendosin të divorcohen zakonisht kanë kombinime të tilla: A + AB ose A + 0.

Lloji i gjakut ka ndikim edhe në shëndetin tonë. Njerëzit me gjak tipi 0 nuk janë të predispozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, por ata janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës ose mbipeshës.

Njerëzit me gjak të tipit A duhet t’i kushtojnë vëmendje nivelit të kolesterolit në gjakun e tyre. Ata janë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

Ata me gjak të tipit B duhet të kujtojnë se janë të predispozuar ndaj diabetit dhe kancerit të pankreasit.

Njerëzit që kanë grup gjaku AB duhet të kujdesen për kujtesën dhe përqendrimin.

Pijet energjike ndryshojnë mënyrën se si rreh zemra. Shkencëtarët kanë zbuluar se pasi pini pije energjike, sasia e kafeinës është deri në 3 herë më e lartë se në pijet e tjera me kafeinë.

Dietat sipas grupit të gjakut nuk funksionojnë. Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos kanë vërtetuar se dietat speciale sipas llojit të gjakut të individëve janë një mit.

Në Japoni, ekziston një industri e veçantë e mallrave për secilin lloj gjaku: ushqim, produkte kozmetike dhe produkte të kujdesit personal.

Performanca atletike varet nga lloji i gjakut të një personi. Një studim i 2017-ës ka treguar që personat me gjak 0 kanë qëndrueshmëri më të mirë se llojet e tjera.

Karakteri ynë varet nga grupi i gjakut.


Shtuar 29.04.2020 07:32