Janjic: Beteja kryesore per Kosoven ne OKB
Albeu.com
Analisti i njohur serb Dushan Janjiç ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dyja palët do thonë duke pranuar se nuk e fituan gjithë atë që pritën.Sipas tij, tani beteja kryesore do të zhvillohet rreth vendit të Kosovës në selinë e Kombeve të Bashkuara. "Prishtinën e pret beteja e madhe të shtojë numrin e njohjeve të pavarësisë dhe së dyti të luftojë që me rastin e votimit direkt në Asamblenë e Përgjithshme, sivjet, ose vitin e ardhshëm, të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Sa i përket Beogradit, strategjia e tij është të mundohet që të mbajë sa më gjatë këtë çështje në nivel diplomatik," thotë zoti Janjiç.
Shtuar më 21/07/2010, ora 12:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori