Janë vrarë të gjithë te Demiri, dëshmia tronditëse
Behar Zykaj, djali i xhaxhait të Demir Zykaj, shprehet se ishte ndeshur me një pamje të tmerrshme kur kishte shkuar në banesën e kushëririt të tij.

Banorët e tmerruar nga breshëria kanë parë fqinjin e tyre 24-vjeçar teksa largohej me vrap arave e më pas iu humbi nga sytë.

“Janë vrarë të gjithë te Demiri. Janë vrarë të gjithë, vraponi”, është dëgjuar teksa ka thërritur banori i parë, i cili është përballur me skenën e rëndë.

Të gjithë në oborrin e shtëpisë mes pellgut me gjak, ndërsa asnjëri nuk jepte shenja jete. Pamja, sipas Behar Zykajt, ka qenë tronditëse dhe shumë shpejt në banesën e djalit të xhaxhait të tij u mblodh i gjithë fshati. I madh e i vogël u mblodh rreth, ndërsa ata më të afërmit nuk lanë fëmijët të afroheshin, derisa më pas mbërriti Policia dhe formoi kordonin e vendit të ngjarjes.

Mes viktimave ishin edhe gra e fëmijë, e siç shprehen banorët, do duhet kohë e gjatë të shqitet kjo pamje që i tronditi ata, sidomos ajo e fëmijëve.

Behar Zykaj u shpreh se kushëriri i tij Ritvani, prej disa vitesh vuante nga shëndeti mendor. Por siç ai shprehet, askush nuk e kishte vlerësuar si të tillë në fshat, por thjesht si një person nevrik. Banorët kishin nisur të mos e ngacmonin dhe dy herë ai ishte proceduar për vjedhje pulash në fshat.
Shtuar më 12/08/2018, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori