"Janë vendime të gjykatës", reagon ish-pronari i truallit tek "Petro Nini"
Ish-pronari i truallit të godinës në zonën e "Petro Ninit" , Aleksandër Gavoçi, në në një lidhje telefonike thotë se banorët atje nuk iu përmbajtën marrëveshjes që kishin me të për tu vënë në dispozicion një kat të pallatit të që do të ndërtohet.

Gavoçi: Kam pasur një marrëveshje që nuk është respektuar para 5 vitesh nga këta banorë. Nëse do të t'u ndërtonte ata do të merrnin një kat të gjithin dhe kjo është nënshkruar para noterit. Ata nuk pranuan ta respektonin, kërkonin më tepër duke na nxjerrë jashtë, duke na dëbuar, sharë dhe bërtitur dhe unë u detyrova që të vazhdojmë me ekzekutim" ka deklaruar ai, transmeton oranews.

I pyetur mbi situatën e tensionuar që u krijua atje dhe nëse përbarimi po vëpron në paligjshmëri për llogari të tij, ai ka këtë përgjigje:

Gavoçi: Janë disa vendime të gjykatës që kanë marrë formën e prerë, jam tash 20-22 vjet nëpër gjyqe. Çfarë duhet të bëjë përmbarimi, duhet ta ekzekutojë apo ta lënë edhe 20 vjet të tjera?
Shtuar më 11/03/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori