Jane evakuuar 4177 persona, jane permbytur 10.000 hektare toke, dhe 2405 banesa
Albeu.com
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në një konference për shtyp në qytetin e Shkodrës ka deklaruar se situata në zonat e përmbytura në veri është normalizuar. Ai theksoi se në zonat e përmbytura ka rënie të nivelit të ujit.“Në zonat e përmbytura niveli i ujit ka rënë. Ndërkohë që evakuimi i banorëve do të vazhdojë”, u shpreh ai.

Ministria e Brendshme ka publikuar të dhëna për situatën në zonat e përmbytura në veri të vendit. Sipas MB-së, deri në orën 12:00 të ditës së sotme në qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10.000 hektarë tokë, dhe 2405 banesa. Janë evakuuar 4177 persona.
Shtuar më 09/01/2010, ora 19:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori