Jam zonja Spiropali unë! Mark Marku bën Elisën të flasë me vete (VIDEO)
Qeveria tha vjet se BE i ka çelur negociatat me Shqipërinë, gjë e cila nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, Mark Marku e ka kapur këtë detaj duke bërë Elisa Spiropalin që të dalë nga thelbi i bisedës që ishte duke kaluar në debat personal.

Ndërkohë që Marku i tha se qeveria ka deklaruar se janë hapur negociatat, Spiropali e kapur keq, iu përgjigj atij duke i thënë se nuk mund ta quantë "gocë".

Debati i mbrëmshëm

Spiropali: Ne kemi para çeljen e negociatave.

Mark Marku: Janë çel moj, ju keni thënë që janë çelur negociatata vjet

Spiropali: Të lutem mos mu refero si gocë, se mund të them unë fjalë të tjera. Jam zonja Spiropali unë për ju, dakord?

Marku: Ju thash, çfarë thash.

Spiropali: Jo, the gocë..

Marku: Nuk je gocë ti? Je mashkull..?

Spiropali: Jam zonja Spiropali unë, dakord? Ndoshta mund të jem më shumë për ju..

Marku: Më shumë djalë se unë..? Nuk e dim atë..



Shtuar më 01/03/2019, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori