Jam sëmurë keq fare! Tërhiqet një tjetër kandidat i Patozit
Një tjetër kandidat i partisë Bindja Demokratike është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të qershorit.

Bëhet fjalë për kandidatin e Bashkisë së Kamzës, Ylber Gjeta, i cili vendosi sot të tërhiqej pas atij të Kavajës, Bledar Sinela.

Gjeta theksoi se kishte probleme të mëdha shëndetësore dhe se duhej të bënte një ndërhyrje kirurgjikale, rrjedhimisht nuk mund të ndiqte fushatën.

Gjeta bëhet kështu kandidati i katërt pas Salvador Kaçajt në Lezhë, Bledar Sinellës në Kavajë dhe Devi Hebibasit në Skrapar, që kërkojnë tërheqjen nga gara.
Shtuar më 24/05/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori