“Jam penduar”, flet autori që vrau 62 vjeçarin tek liqeni
Islam Mylkaj vrau Haxhiun vetëm pak ditë më parë tek liqeni dhe tashmë është penduar.

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësisht. Më shau dhe më goditi. Konflikti ynë është i hershëm për 45 mijë euro.

Haxhiu më përndiqte edhe vajzat për këtë borxh. Familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.” -mësohet të ketë thënë ai në polici.

Tiranë

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale./Express
Shtuar më 20/03/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori