Plagosi me thikë policin në Frosinone, arrestohet në Sapnjë shqiptari: I shpallur në kërkim që në dhjetor

Një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej 23 dhjetorit është arrestuar nga policia italiane.

Sipas medieve italiane, shqiptari plagosi me thikë një polic gjatë një debate të lindur për arsye banale.

I kërkuari fshihej në Salou në komunitetin autonom spanjoll të Katalonjës, ku përdorte një identitet të rremë rumun.

Prania e tij në Katalonjë u raportua nga hetuesit e Domenico Condello në prill pasi kishin identifikuar isa gjurmë në kuadër të një hetimi tjetër të nisur në kryeqytet.

Ndaj të kërkuarit ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar./albeu.com/


Shtuar 7.06.2023 15:08