"Jam i rrezikshëm, shikoni Youtube", çfarë i tha Mikel Kasaj grekëve pas arrestimit (FOTO LAJM)

Mikel Kasaj, i cili bëri bujë për shkak të arratisjes spektakolare nga Gjykata e Vlorës një vit më parë, është arrestuar në Atika të Greqisë si pjesë e një bande që merrej me vjedhje e grabitje.

Policia greke përfundoi me sukses një operacion, i cili ka përfunduar me arrestimin e 6 shqiptarëve dhe 2 grekëve. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

Kasaj, madje kur është kapur, ka thënë përpara oficerëve policorë grekë: “Unë jam i rrezikshëm, mjafton të shikoni videot në ‘You Tube’ dhe do të shihni se çfarë arrij të bëj.”. Edhe anëtarët e tjerë të bandës të arrestuar kanë deklaruar se janë të fuqishëm dhe se me to “nuk mund të merrej askush”, raporton media greke “Zougla”.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Pas këtyre deklaratave që ka bërë Kasaj në policinë greke, oficerët kanë kontrolluar emrin e tij në “You Tube” dhe kanë parë pamjet e arratisjes të të riut nga Gjykata e Vlorës, në prani të policëve dhe stafit të gjykatës.

29-vjeçari Mikel Kasaj, arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më 23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasaj ishte akuzuar për pengmarrje.
Shtuar më 17/05/2019, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori