Nuk duroi dot lajmin për vdekjen e nuses në Korçë, ndërron jetë vjehrra

Tjetër humbje për familjen Malolli në Korçë.

Albeu.com mëson se vjehrra e Miranda Malollit e cila vdiq dy ditë më parë si pasojë e akidentit në rrugën Korçë-Bilisht ka ndërruar jetë.

Burime bëjë me dije se e moshuara nuk ka përballuar dot lajmin për vdekjene nuses. Të moshuarës i ra infarkt kur dëgjoi lajmin se nusja e saj, Miranda Malolli 50 vjeç vdiq në akident.

Kujtojmë se pasditen e 29 majit dy makina u përplasën, si pasojë e parakalimit të gabuar. Nga aksideenti mbetën të plagosur 7 persona, ndërsa humbi jetën 50 vjeçarja Miranda Malolli./a;beu.com/