Jakup Krasniqi: Bashkim me Shqiperine
Albeu.com
Krasniqi thote se kerkesa e ligjshme e shqiptareve per bashkim trojesh kombetare dhe ruajtja e teresise territoriale shqiptare nuk mund te cilesohet si kerkese per Shqiperi te madhe dhe as te vogel.“Shqiptaret nuk kerkojne dhe nuk kane kerkuar kurre krijimin e Shqiperise se madhe, por vetem krijimin e Shqiperise etnike, aty ku shqiptaret jane sot shumice”. Keshtu shkruan numri dy i Partise Demokratike te Kosoves Jakup Krasniqi ne nje artikull te mbushur me fakte historike per territoret e shkeputura shqiptare. Krasniqi deklaron prere se shqiptaret nuk kane bere kurre plane te tilla per te rrembyer toka te huaja e as per te rroberuar e shfarosur popuj te tjere. Ai thote se idete per Shqiperine e madhe jane hedhur nga shovinistet serbomedhenj.

Krasniqi thote se kerkesa e ligjshme e shqiptareve per bashkim trojesh kombetare dhe ruajtja e teresise territoriale shqiptare nuk mund te cilesohet si kerkese per shqiperi te madhe dhe as te vogel. Sipas Krasniqit shqiptaret nuk duhet te kene droje se po gabojne kur kerkojne dicka te tille. Ata qe duhet te skuqen jane ata qe e mohojne kete te drejte shqiptareve. Krasniqi permbyll artikullin e vet me fakte historike duke thene se kjo e drejte nuk eshte me pak se e drejta qe iu eshte njohur gjithe kombeve te tjera te botes. (News24)
Shtuar më 18/08/2007, ora 16:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori