Mposhti Realin me përmbysje në “Bernebeu”, këto janë fjalët e Guardiolas

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur pas fitores me pwrmbysje ndaj Realit nw “Barnabeu”.

“Gjëja më e rëndësishme është mënyra se si kemi luajtur. Ne u përpoqëm të vinim këtu për të fituar ndeshjen, dhe bëmë atë në këtë stadium, por kjo ishte vetëm pjesa e parë, nuk janë tre pikë, dhe një skuadër mund të kapërcejë këtë situatë”, ka deklaruar Guardiola.

“Ne krijuam mundësi tërë natën. Courtois luajti më të vërtetë mirë. Por për përvojën time, në këtë garë nuk mund të kontrolloni gjithçka në 90 minuta”.

“Të fitosh në Bernabeu është një kënaqësi e madhe. Ne nuk jemi mësuar me rezultate të tilla dhe kjo na thotë se mund të shkojmë në çdo stadium dhe të fitojmë”. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 07:16