Jahti më i madh në botë rikthehet në Sarandë, furnizohet me 700 ton naftë për një çmim kaq të ulët (FOTO LAJM)

Jahti luksoz i Miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko është rikthyer sërish në Sarandë ku dhe bën furnizimin me karburant.

Ky jaht i njohur me emrin ‘Saling Jaht A’ ankorohet për të tretën herë pranë portit të Sarandës.

Nafta miliarderit rus, që ka një nga jahtet më të mëdha në botë i shitet pa taksa e përkthyer në shifra për një litër naftë paguan 60 lekë, ndryshe nga çmimi mesatar në vendin tonë 160 lek për litër.
Në anën tjetër fermerët në vend paguajnë 165 lekë për litër, një çmim ky relativisht i lartë krahasuar me atë që i jepet miliarderit.

Mësohet se këtë radhë jahti luksoz është furnizuar me të paktën 700 ton naftë.

Ky jaht është ndërtuar në Hamburgut në dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar.
Shtuar më 28/09/2020, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori