Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Jahja Llukes 10 muaj burg e 10 mije euro denim per "Fondin Haradinaj"
Albeu.com
Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-këshilltarin e ish-kryeministrit Agim Çeku, Jahja Llukën, për vepër penale raportim të rrejshëm të prejardhjes së parave. Ai është dënuar me kusht me 10 muaj burgim dhe dhjetë mijë euro, në të holla.
Dy të akuzuarit e tjerë, ish-drejtori i Kasa bankës Milazim Abazi dhe ish-drejtori i një filiale të kësaj banke, Hashim Sejdiu, janë shpallu të pafajshëm.
Këta akuzoheshin me dyshimin se kanë bërë pastrim parash gjatë fushatës për mbledhjen e parave për “Fondin Haradinaj”, në kohën kur Ramush Haradinaj ndodhej në Hagë, me akuza për krime lufte.
Shtuar më 12/02/2010, ora 17:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori