Jagland: Tryeza, nje mundesi per t'i dhene fund krizes
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland ka përshëndetur tryezën e thirrur nga presidenti Bamir Topi për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Në një deklaratë të publikuar sot Jagland theksoi se mirëpret inisiativën e Presidentit Topi për të organizuar një tryezë të rrumbullakët me liderët e partive politike Shqiptare më 13 Shkurt, në përgjigje të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

"Inisiativa sjell një mundësi të rëndësishme për t'i dhënë fund krizës politike dhe për të përparuar me reformat e vendit dhe me axhendën e Integrimit Evropian" thekson më tej Jagland.
Shtuar më 12/02/2010, ora 22:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori