Jagland: FYROM dhe jo "Maqedoni" ne Keshillin e Europes
Albeu.com
Këshilli i Evropës i ka bërë të qartë autoriteteve të Shkupit se kryesimi i saj gjatë periudhës gjashtëmujore do të jetë me siglën “Kryesimi i FYROM” dhe jo “Kryesimi Maqedonas”, ashtu siç u propagandua dje nga mediat qeveritare në Shkup.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland sot i`a ka bërë me dije ministrit të jashtëm Milloshoski se vetëm si FYROM mund të kryesohet me KE-në, ndërsa Shkupi zyrtar ka të drejtën që vetëm në politikën e saj të brendshme ta përdor emërtimin “kryesimi maqedonas”.
Shtuar më 06/05/2010, ora 22:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori