Jackson: Jemi të përkushtuar të arrijmë zgjidhje të shpejtë të statusit
Albeu.com
Qeveria amerikane është thellë e përkushtuar, që të punojnë me institucionet e Kosovës për të çuar përpara procesin e negociatave dhe për të arritur një zgjidhje të shpejtë, ka thënë delegacioni presidencial i SHBA-ve, i kryesuar nga sekretari Alphonso Jackson.Delegacioni i caktuar nga presidenti George Bush që mori pjesë në varrimin e presidentit Ibrahim Rugova, takoi ekipin negociator të Kosovës, pak orë pas ceremonisë mortore. Kryesuesi, Alphonso Jackson tha se ka marrë premtimin e kosovarëve se procesi i paqes do të vazhdojë përpara.
“Kjo është hera e parë që gjendem këtu në emër të presidentit amerikan George Bush dhe popullit amerikan për t’i dhënë ngushëllimet familjes së kryetarit Rugova dhe këtij vendi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me popullin e Kosovës për të gjetur një zgjidhje paqësore ku do të mbrohen të drejtat dhe vlerat e të gjithë qytetarëve”, tha sekretari Jackson. Frenk Wisner, i dërguar i sekretares amerikane të shtetit për bisedimet për statusin e Kosovës, tha se qeveria amerikane është e përkushtuar që procesi i nisur të ecë përpara.
Shtuar më 27/01/2006, ora 11:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori