Ja zinxhiri i vrasjeve që çoi në atentatin ndaj Hajredin Lleshit në Mat
Hajredin Lleshi, i ekzekutuar mbrëmjen e të dielës në fshatin Rukaj nga së paku dy persona, është vëllai i tretë që vritet nga familja matjane që prej vitit 2000.

Të tri vrasjet dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe dyshohet se mund të kenë ndodhur për motive hakmarrje.
Vëllai i parë i Lleshit, është vrarë në vitin 2000, ndërsa në vitin 2012, u vra vëllai tjetër Xhavit Lleshi.

Ekzekutime që kanë sjellë një seri hakmarrjesh, që lidhen me vrasjen dhe djegien e emigrantit shqiptar, Afrim Hoxha, në Londër në vitin 2012.

Sipas policisë në rrethana ende të panjohura, Afrim Hoxha u rrëmbye në makinën e tij dhe u mbajt peng. Më pas ai u dogj në një zonë të Londrës. Policia londineze identifikoi si autorë të dyshuar të krimit, nipin e Hajredin Lleshit, Arben Lleshin.

Ky i fundit u arrestua pasi hetuesit britanikë e identifikuan atë nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë.
Veç kësaj piste, policia po heton edhe në versione të tjera, në lidhje me ngjarjen.

Katër vite më parë, është vrarë nga persona të panjohur Xhavit Lleshi, i cili është vëllai i Hajredin Lleshit. Edhe ai i kishte shpëtuar një atentati tjetër më parë.

Edhe ky ekzekutim dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen dhe djegien e Afrim Hoxhës, në Londër në vitin 2012.
Mbrëmjen e të dielës, persona të paidentifikuar thirrën në emër pranë banesës së tij, Hajredin Lleshin.

Sapo ky i fundit doli në oborr drejt tij, personat qëlluan me breshëri automatiku. Policia u njoftua nga djali i të vrarit.
Pas krimit të rëndë, policia ka nisur një sërë kontrollesh në zonën në akse të ndryshme që lidhin zonën me Burrelin, Mirditën dhe Peshkopinë.

Disa persona janë shoqëruar për t’u verifikuar ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi autorët e mundshëm të krimit, shkruan tv Klan.
Hajredin Lleshi nga fshati Rukaj i Matit u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës.

Vrasësit kanë qëndruar jashtë shtëpisë dhe kanë thirrur për të dalë dikush nga shtëpia, sipas policisë. Sapo 60 vjeçari u afrua e kanë lëshuar drejt tij një breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për vrasjen dyshohet se është gjakmarrja. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori