“Krisje” me Rangnick? Ronaldo: Atij i duhet kohë, besoj se do të bëjë mirë

Ronaldo dhe Manchester United nuk janë duke kaluar një moment pozitiv nën drejtimin e Rangnick. Së fundmi është raportuar për një prishje të marrëdhënieve mes gjermanit dhe yllit portugez, por ky i fundit ka hedhur poshtë gjithçka dhe është shprehur se ka besim të plotë te tekniku i përkohshëm.

CR7 vazhdon të jetë titullar, edhe pse në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi të lehtë është lënë jashtë.

Në një intervistë për “Sky Sports”, ai u shpreh:

Ai (Rangnick) arriti këtu para pesë javëve. Ai ndryshoi shumë gjëra, por i duhet kohë që të vendos idetë te lojtarët dhe në fushë gjithashtu. Besoj që do të bëjë punë të mirë.

E dimë që nuk kemi lujtur futbollin më të mirë të mundshëm siç duhet, por ka shumë ndeshje që të përmirësohemi. Që kur Rangnick arriti mendoj se në disa pika jemi më të mirë se në të kaluarën, i duhet kohë.” r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 09:24