Aksident me tre të lënduar në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në Vlorë. Një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere që ndodhej tek “Audi”.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 26.11.2021,  në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”,  të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe  ndodhen   jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në  vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 14:09