Ja situata në akset ku do të lëvizni
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore, pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit.

Në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim, për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.

Bëhet me dije se deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë. Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj, ka ngrica në rrugë dhe bëhet spërkatja me kripë. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Qarku Durrës. Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të behet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e ketij qarku.

Qarku Elbasan. Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur. Aksi Elbasan–Gjinar ka prani ngricash në rrugë. Rekomandohen zinxhirët për shkak të ngricave në aksin Elbasan-Gjinar, dhe të evitohen parakalimet në vendin ku rruga ngushtohet.

Qarku Berat. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes për shkak të fluksit të dendur të makinave.

Qarku Vlore. Në Qafën e Llogorasë ka 30 cm borë. Po vazhdon pastrimi i rrugës dhe hedhja e kripës. Qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë.

Qarku Gjirokastër. Ka ngrica vetëm në aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripë. Rekomandohet kalimi me zinxhirë.

Qarku Korçë. Në aksin Pogradec-Qafë Thanë vazhdon puna për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj. Aksi Qafë Thanë–Lin është i pastruar në asfalt. Kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë në aksin e Dardhës.

Qarku Kukës. Eshtë bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë. Kalimi në rrugën e kombit, Tuneli-Kalimash-Kukës–Morinë pa zinxhirë. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në disa segmente. Kukës-Krume 2.Kukës-Draj, Rec. 3.Domaj –Bushtricë 4.Kukës-Qafë Shllakë. 5.Kukës –Shishtavec(ura e Zapod) të Tropojës dhe Kukësit, për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Qarku Dibër, vazhdon hedhja e kripës per shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafë Bualli-Krastë, Muhurr-Qafe Draj dhe në segmentin Sllovë-Kalaja e Dodës.

Qarku Shkodër. Ka temperatura të ulëta. Në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali-Flet, bllokohet herë pas here si pasojë e erës së fortë që e kthen borën në rrugë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend dhe bëjnë herë pas here hapjen e rrugës. Qarkullimi në akset e Malësisë së Madhe dhe në aksin Qafë Mali Mali-Flet rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Qarku Fier. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në levizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier-Lushnje.

Qarku Lezhë. Pothuaj gjithë akset qarkullohen pa zinxhirë. Rruga e Kombit është e hapur, Tuneli Kalimash-Kukës– Morine pa zinxhirë. Rekomandohet kalimi me zinxhirë edhe për akset Rrëshen-Qafë Bene dhe Shpal-Ura e Repsit. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori