Ja situata e fundit lidhur me furnizimin me energji elektrike
Përmes një njoftimi për mediat, OSHEE bën me dije se po punon intensivisht në terren për të garantuar mbulimin me energji elektrike në të gjithë vendin ndërkohë që raporton për gjendjen aktuale në qarqet problematike.

OSHEE ka njoftuar gjithashtu se ka angazhuar gjatë 24 orëve të fundit rreth 3 mijë punonjës të cilët në të gjithë territorin për të eleminuar avaritë në rrjet por si pasojë e mbingarkesës nga rritja e menjëhershme e konsumit të energjisë elektrike, ka patur ndërpreje në zona të caktuara, transmeton Albeu.com.

Sipas OSHEE, moti i keq solli per pasoje demtimin e rreth 60 shtyllave dhe 240 km linje te tensionit te mesem dhe te ulet.

Ja si paraqitet gjendja aktuale në qarqet problematike:

Qarku i Kukësit
Ka mungesë energjie në fshatrat Geghysen, Degë, Lekbibaj, Grykë Qaje, Kalisë, Topojan dhe Shishtavec. Po punohet në terren për të mundësuar rikthimin e energjisë elektrike dhe riparimin e defektit.

Pjesa tjetër e Qarkut ka furnizim normal me energji elektrike.

Qarku i Elbasanit
Pjesërisht jashtë pune është fideri që furnizon me energji Labinotin;
në Përrenjas fideri i Stravajt është jashtë punë;
në Rrajcë janë jashtë pune 5 kabina;
në Qukës është jashtë pune një kabinë.

Në zonën e Librazhdit fideri i Lunikut është pjesërisht në punë dhe po punohet ndërkaq në fiderin që furnizon Hotolishtin, Kodovjatin, Cerrujën, Pishajt dhe Poroçanin.

Për eleminimin e këtyre avarive po punohet intensivisht në terren nga grupet e OSHEE-së.

Pjesa tjetër e Qarkut ka furnizim normal me energji elektrike.

Qarku i Korçës

Pa energji fidri që furnizon Cangonjin për shkak të një defekti në nënstacion dhe rrjetin e tensionit të ulët.

Në zonën e Pogradecit mungon energjia për rreth 200 konsumatorë ndërsa në Ersekë janë pa energji rreth 100 konsumatorë në fshatin Panarit ku është vështirësuar ndërhyrja për shkak të bllokimit të rrugës.

Në Korçë ka probleme me furnizimin me energji në komunat Lozhan, Lekas dhe Moglicë.

Grupet e OSHEE-së janë në terren për të mundësuar rikthimin sa më të shpejtë të energjisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2015, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori