Ja si u vra Ilirjan Sulku në Hollandë (VIDEO)
Është zbardhur skema e vrasjes së Ilirjan Sulkut në Holandë, vëllait të Besnik Sulkut që mbeti i vrarë të mërkurën në Tiranë, në atentatin që ai organizoi ndaj Mentor Lufit.

Masakra e 27 majit në Tiranë ku mbetën të vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj e ka zanafillën e saj pikërisht në qytetin e Roterdamit në Holandë.
Policia e Roterdamit ka rindërtuar ngjarjen përmes videos së mëposhtme. Sipas autoriteteve holandeze vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe e studiuar në detaje.

Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Sulkun derisa mbrëmjen e 6 prillit, në orën 23.40 e vranë përpara shtëpisë së tij, ku e priste mikja me të cilën bashkëjetonte prej disa muajsh.

Në videon e mëposhtme, një person del nga një makinë "BMË" dhe e qëllon 4 herë pas koke kur 33-vjecari Sulku po zbriste. Rreth 10 minuta më parë ai e kishte njoftuar shoqen e tij se po vinte, me anë të një mesazhi në telefon, transmeton Shekulli.

Pas ekzekutimit, personi që e qëllon dhe shoferi që e shoqëronte largohen me shpejtësi. Ata tentojnë ta mbysin makinën në det, por dështojnë. Një dëshmitare i thotë policisë se makinën që përdorën vrasësit e kishte parë edhe më parë në parkingun përpara shtëpisë së Sulkut. Makina ishte vjedhur 2 muaj para vrasjes në Amsterdam.
Në parkim, ngjitur me Smart –in ku u vra Sulku, policia gjeti edhe një furgon, që ishte vjedhur në Amsterdam.
Policia tashmë i ka të gjitha detajet e ekzekutimit, por nuk ka mundur të zbardhë motivin dhe autorët. Videoja e mëposhtme e titruar në shqip, tregon në mënyrë të detajuar si u vra Sulku.

Vrasja e tij dyshohet se ka lidhje me atentatin e 27 majit në Tiranë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Besnik Sulku. Ai dyshohet se e qëlloi Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn për të marrë hak.

Në ditët në vijim pritet që në Shqipëri të mbërrijë edhe një grup hetuesish holandezë, të cilët do të krahasojnë provat materiale të sekuestruara në skenën e krimit ku u vra Ilirjan Sulku me ato të sekuestruara nga masakra e 27 majit në Tiranë, ku mbeti i vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2015, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori