Ja si u transportuan paratë në aeroportin e Rinasit (VIDEO)
Kjo video dëshmon qartë sesi transferohen paratë në pistën e aeroportit drejt avionit.

Katër persona të armatosur kanë hyrë në pistën e ulje-ngritjes së avionëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë. Në fillim grabitësit kanë prerë rrethimin e pistës dhe bashkë me automjetin e tyre kanë hyrë në brendësi të rrethimit të aeroportit.

Në media më herët u raportuar se shifra e grabitur mendohet të jetë rreth 3 milionë euro, sasi e konsiderueshme kjo që transportohej nga banka e nivelit të dytë në kryeqytet për jashtë shtetit.

Avioni i linjës udhëtonte drejt Italisë dhe kishte rreth 150 persona të cilët do të udhëtonin në drejtim të shtetit fqinj. Pikërisht nga ky avion janë marrë katër thasë me para. Mësohet se ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër nga grabitësit për të trembur policët privatë.

Avioni me të cilët do të transportoheshin paratë ndodhet ende në pistë, pasi udhëtimi është ndërprerë menjëherë pas grabitjes. Ka dyshime se ky grup është i përfshirë edhe në grabitje të tjera të parave të bankave, transmeton Newsbomb.

Që nga ky moment është vendosur edhe një alarm i kuq në aeroportin “Nënë Tereza”, ku prej dy ditësh ka masa të shtuara sigurie, ndërsa fare lehtë thyhet rrethimi i pistës së aeroportit./Albeu.com/
Shtuar më 30/06/2016, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori