Ja si u prit lajmi për arrestimin e Fullanit në rrjetet sociale (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi do të dalin para gjykatës ditën e diele ku pritet t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest me burg”.

Duke cituar burime nga organi i akuzës, disa media kanë shkruar sot se arrestimi i Fullanit do të pasojë të tjera arrestime në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve.

Ndërkohë që gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale janë publikuar foto të montuara të cilat ironizojnë Guvernatorin Fullani ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet e shumta. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori