Benzema ndjehet “i kërcënuar”, francezi i ka kërkuar presidentit një takim

Karim Benzema është një nga yjet e Real Madrid, një nga lojtarët më vendimtarë.

Edhe ditën e djeshme ndaj Granadës u ndje mungesa e tij, me ekipin e Ancelottit të cilët u përpoqën gjatë gjithë lojës për të gjetur rrjetën e portës, duke fituar vetëm 1-0. Francezi ka qënë gjithmonë i paprekshëm, ai ka mundur të gjitha llojet e konkurrencës (nga Higuain te Jovic), por ka frikë se lidershipi i tij dhe e ardhmja te “Los Blancos” mund të sfidohet nga ardhjet e mundshme të Mbappe dhe Haaland.

Për këtë ai i ka kërkuar një takim presidentit Florentino Perez, i cili duhet të mbahet në muajin mars. Siç raporton “El Nacional”, Benzema dëshiron të dijë synimet dhe planet për merkaton e ardhshme, si dhe pozicionin e klubit në lidhje me rolin e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.02.2022 13:59