Ja si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Kolaveri për pazaret e prishura
Ergys Kolaveri, 25 vjeç, i ndihmuar nga Enea Ceka, 24 vjeç, ka tentuar gjatë ditës së djeshme të ekzekutojë me snajper Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit i akuzuar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

I njohur edhe si Elson Daçi, i riu në nëntor të vitit të kaluar vrau Valmir Kolaverin dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar, transmeton Panorama.

Kjo ka qenë arsyeja qe vëllai i vogël ka tentuar të hakmerret për vëllezërit e tij duke qëlluar me snajper ndërsa Daçi ndodhej në ambientet e ajrimit të burgut. Por 25­vjeçari ka gabua shenjë duke plagosur në këmbë një shtetas nga Kosova, i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Daçi akuzohet se u bëri atentat vëllezërve Kolaveri pas prishjes së pazareve për trafikimin e emigrantëve në Francë.
Ngjarja ndodhi në një lokal në Bathore, ku Daçi qëlloi me pistoletë ndaj dy vëllezërve.

Në dhjetor, policia arrestoi Daçin në një hotel në autostradën Tiranë­ Durrës pasi zbuluan vendndodhjen e të dyshuarit nga ndjekja e të dashurës së tij. Në momentin e arrestimit atij iu gjet nën jastëk pistoleta e krimit./Albeu.com/

Shtuar më 31/07/2016, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori