Ja si "imamët" dërgonin shqiptarët në luftën e ISIS
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur edhe sot ballafaqimi i nëntë "imamëve" me akuzat që i janë ngritur nga ana e prokurorisë.

Këtë herë ka dëshmuar Verdi Morava i cili tregoi sesi e ka njohur Mustafa Kuçin i cili rezulton i humbur prej vitesh.

Morava tha se e kishte njohur Kuçin në xhaminë e Mëzezit dhe se e kishte përcjellë për në aeroportin e Rinasit.

Sipas Moravës, Kuçi nuk kishte shkuar në Siri por në Turqi për tu kuruar nga një sëmundje.

Morava, i cili poashtu ndodhet nën akuzë tha se Bujar Hysa kishte dhe një agjenci turistike, të cilën e përdorte për të rekrutuar shqiptarë që më pas i niste për në luftën e ISIS.

Hetuesit kanë ngritur dyshime se Bujar Hysa e përdorte këtë "agjenci turistike" për të çuar shqiptarë në Siri dhe në Irak. /Albeu.com/
Shtuar më 23/02/2016, ora 20:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori