Bien lehtë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, 5 humbje jete sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 5 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768. Në total numri i rasteve aktive është 30.871

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës.  Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 15:22