E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
Ja si e shpëtoi i dashuri vajzën 15 vjeçare të mos hidhej nga pallati
Ka qëndruar për tre orë në tarracën e pallatit duke kërcënuar se do të hidhej, dhe kjo lidhej ngushtë me faktin se ishte ndarë nga i dashuri pesë vite më i madh. Ngjarja e cila ka ndodhur ditën e djeshme është zbardhur nga ana e policisë, ku bën me dije se 15 vjeçarja shpëtoi paq edhe falë ndërhyrjes së ish të dashurit të saj, i cili negocioi ngushtësisht me uniformat blu të qytetit.

Adoleshentja, banore e lagjes nr. 17-të të Korçës, mbajti peng familjarët, policinë dhe dëshmitarët kur qëndroi mbi 3 orë në parmakun e tarracës, duke kërcënuar se do të vetëhidhej. Vajza me inicialet S.C., për thuajse 3 orë ka refuzuar të zbresë nga tarraca e pallatit duke qëndruar e ulur në muret mbajtëse nën kërcënimin e vetëvrasjes, ndërsa ka pranuar të zbresë vetëm pasi ka shkuar i dashuri dhe ka biseduar me të.

I dashuri i saj, 20 vjeç, i kishte thënë se nuk donte të vazhdonte lidhjen, duke bërë që adoleshentja të marrë vendimin ekstrem. Për orë të tëra, policia dhe punonjës të shërbimit social janë përpjekur të bindin vajzën të largohej nga tarraca, shkruan "Panorama". Burime të familjes kanë treguar detaje të tjera rreth ngjarjes, duke konfirmuar se gjithçka ka ndodhur pas ndarjes nga i dashuri.

Sipas të dhënave, pak para se të ngjitej në tarracë, vajza i ka telefonuar djalit me të cilin ishte e lidhur prej pak kohësh, duke i thënë se do të vetëhidhej, pasi nuk mund të jetonte pa të. Në momentin kur ai ka shkuar për të komunikuar me të, për të mos e lejuar t’i jepte fund jetës, u ka rrëfyer punonjësve të policisë se pas telefonatës, kishte shkuar deri te pallati, por nuk e kishte parë atë dhe kishte menduar se ishte thjesht një kërcënim, ndaj dhe ishte larguar.

Ai është rikthyer pasi e kanë njoftuar se 15 vjeçarja ishte gati për t’u hedhur nga pjesa e pasme e pallatit, pjesë që nuk dukej nga drejtimi ku ndodhej apartamenti ku ajo banonte. Nën asistencën e policisë, ai është ngjitur në tarracë dhe ka nisur të bisedojë me të duke iu afruar.

Sapo distanca është ngushtuar, ai menjëherë e ka kapur 15 vjeçaren dhe e ka tërhequr atë në brendësi të tarracës, ndërsa menjëherë janë afruar forcat e policisë dhe bluzat e bardha, të cilat e kanë transportuar në spital. Vajza ka marrë thjesht serum për t’u qetësuar dhe për shkak të të ftohtit, por nuk ka pasur asnjë dëmtim. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori