Ja si e pasqyroi shtypi i huaj arrestimin e Fullanit
Pëlqej
Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani nuk ka kaluar pa tërhequr edhe vëmendjen e shtypit botëror. Disa nga mediat me prestigjozë ka raportuar arrestimin e kreut të BSH-së.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë arrestohet për vjedhje të thesarit. Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë Ardian Fullani u arrestua të premten në mbrëmje në zyrën e tij me akuzat për shpërdorim detyre mbi vjedhjen e 713.000.000 lekëve (6.630.000 dollarë). Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Prokurorit. Fullani ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht protestave të qytetarëve të cilët firmosën një peticion për të kërkuar shkarkimin e tij. Ai kishte fituar një votë besimi në bordin mbikëqyrës”, shkruan agjencia "Reuters".

Ndërsa prestigjozja britanike “Dailymail” duke cituar zëdhënësin e Prokurorisë, Albi Seranin, shkruan: “Guvernatori është arrestuar pas një vendimi të gjykatës me akuzat për shpërdorim detyre gjatë vjedhjes në bankë.“ /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori