"Ja si e mbrojnë Rama e Kokedhima mjedisin"
Pëlqej
Për ish-kryeministrin Sali Berisha krimet e mjedisit jane vertet krime te renda por në Shqiperi sipas tij krimineli numer 1 i mjedisit është vet kryeministri Edi Rama.

Sipas tij gjate 11 viteve ne Bashkine e Tiranes, Rama betonizoi dhe zhduku 85% te siperfaqes se gjelber duke e ulur ate nga 4.2 m² ne 0.8 m² per fryme.

"Ai zhduku me betonizim, duke dhene leje ndertimi, 103 fusha, terrene sportive. Edvini prishi dy kinemate kryesore te kryeqytetit, kinema "17 Nentori" dhe kinema "Republika", duke ndertuar pallate mbi truallin e tyre. Ai dha leje ndertimi per gruan e tij dhe pagatoret e 20% ne sheshet mes pallateve dhe oborret e shkollave ,por edhe mbi kolektorin e liqenit artificial. Nga 227 pallate te ndertuara ne Tirane, me lejen e tij, 97% e tyre, duke paguar rryshfet, kishin shkelur kushtet urbanistike dhe lejen e ndertimit. Te besosh se Rama mbron mjedisin eshte njelloj si t'i besosh rrethit katror!" shkruan Berisha ne Facebook.

Deputeti demokrat akuzon kryeministrin se në bashkëpunim me deputetin Koço Kokëdhima po favorizojnë ndertimet në breg të plazhit në Qeparo.

"Te dashur miq, ne foton me poshte keni sarajet Rama - Kokedhima ne Qeparo, njera hyrje e te cilave eshte vetem 20 metra nga buza e ujit. Ky ndertim eshte ne kundershtim flagrant me ligjn e mbrojtjes se mjedisit dhe ate te rezervave ujore, me ligjin e planifikimit te territorit dhe ate te vleresimit te ndikimit ne mjedis (VNM) si dhe me planin rajonal te bregut te jugut dhe planin vendor (lokal) te Bashkise Himare. Per kete ndertim, qe lartesohet dhe zgjerohet çdo dite, ka dy vendime per prishje nga INUK por ai mbrohet nga qeveria." shkruan me tej Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori