Pjesa e parë e
ditës do të karakterizohet nga kthjellime e vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat jugore duke i rrezikuar këto zona nga reshje afatshkurtra.
Por pritet që pasditja dhe orët vijuese të sjellin largim gradual të vranësirave duke bërë që i gjithë territori të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë
sërish një
rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të
ditës. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./Albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 07:17